Sulmet në Kabul, talebanët marrin përgjegjësinë

19/08/2011 09:20

Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas disa
sulmesh kamikaze kundër “Keshillit Britanik” në Kabul, kryeqytetin e
Afganistanit.

Lajmi raportohet nga agjensia afgane, “PaxhVok” duke percaktuar se mes viktimave, qe jane kryesisht police afgane jane dhe katër prej atentatoreve.

Sulmet nisën rreth orës 06.30 minuta me oren lokale, kur nje prej kamikazve u hodh ne ere në nje shesh, në pjesën perendimore te Kabulit. Dhjete minuta pas kesaj një autobombe shpertheu jashte hyrjes qendrore te “Këshillit Britanik”, duke u hapur rrugen kamikazeve te tjere te hyjne brenda nderteses.

Shitësit e zonës perreth treguan se te pakten nëntë kamikaze të armatosur me granada dhe automatike nisën të qellonin ndërtesën e “Këshillit Britanik”, organizate pjeserisht qeveritare e cila mbulon kryesisht programe kulturore.. Ata shkëmbyen zjarr me policinë për orë të tëra.

Talebanët i kanë paraprire sulmit me një mesazh urime për 92 vjetorin e pavaresise të Afganistanit nga “agresioni britanik”. Ata thane se pushtuesit amerikane, sot si britaniket  nuk kuptojnë aspiratat e popullit afgane. Ne mesazhin e tyre, talebanet thone se xhihadi do te vazhdojne kunder pushtuesve arrogante dhe tradhetare, mbetet detyrimi yne fetar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA