Rruga Shkodër Hani-Hotit ende pa përfunduar

19/08/2011 13:50

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga data e afatit të përfundimit ndërtimit
të rrugës nacionale Shkodër Hani-Hotit, ende duket e largët dita kur do
përfundojë ky aks rrugor.

Puna për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur më 17 dhjetor të vitit 2009 dhe dy ditë më parë më 17 gusht të 2011 ishte parashikuar përfundimi, por në fakt data e dorëzimit të projektit duket ende larg.

Nga situata në terren ende nuk ka nisur asfaltimi i asnjë segmenti të rrugës. Situata e përmbytjes që përfshiu dhe një pjesë të mirë të këtij aksi dhe vonesat në shpronësime duket se kanë ndikuar negativisht në kryrjen në kohë të përfundimit të kësaj rruge.

Ndërkohë fluksi i automjeteve të shumta që levizin në këtë rrugë që është në ndërtim dhe siper ka vështirësuar së tepërmi lëvizjen e automjeteve, gjithashtu problem mbete ndotja e mjedisit nga pluhri i automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA