Minatorët: Refuzojmë propozimin e ACR-së

19/08/2011 11:45

Këshilli i minatorëve të greves në Bulqize vendosi sot të vijojë
protestën dhe të refuzojë propozimin e kompanise koncesionare ACR.

Minatoret do vijojnë protestën ndërkohë që grevistët nën tokë kanë bllokuar ashensorin nga frika se mos policia i nxjerr me force prej andej pas vendimit të gjykates së Peshkopise.

Ndërkohe minatoret deklarohen se do të vazhdojnë protestat e tyre me cdo lloj mënyre deri në plotesimin e kërkesave.

Bulqizë, minatorët takim me presidenten e ACR-së

Minatorët e Bulqizës nuk tërhiqen nga greva e tyre urisë, deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara nga kompania e kromit ACR, ndërkohë që ata premtojnë se në rast se arrihet zgjidhja, puna në galeri rifillon që sot.

Kryetari i Federatës së Sindikalistëve, Taf Koleci kërkoi që administratori i ACR-së, Giga Bedineishvili të bisedojë me minatorët në Bulqizë.Mësohet se rreth mesdites një përfaqësi e minatorëve do të takohet me presidenten e ACR-së

ACR propozon memorandum

Përfaqësuesit e ACR-së kanë bërë publike marrëveshjen e mirëkuptimit që është arritur mes tyre dhe një grupi përfaqësuesish nga punëtorët e minierës.

Në dokument thuhet saktësisht se kjo kompani merr përsipër të rrisë pagat me 20%, të bëjë transparent të gjithë fondin e investimeve, si dhe të përmirësojë kushtet e punës dhe të sigurisë.

Në këtë memorandum thuhet se të gjithë punonjësit që firmosin këtë memorandum duhet të dalin nga greva dhe të mos ushtrojnë asnjë veprim dhune apo force ndaj përfaqësuesve të ACR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA