Në Gjykatën e Hagës sot vazhdon rigjykimi ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij.

Rigjykimi i pjesshëm ka filluar me deklaratat hyrëse të prokurorëve, ndërsa fjalën e tyre kanë paraqitur edhe avokatët mbrojtës, e cila ka thënë se aktakuza është ngritur nga dosjet e mbledhura nga shërbimi informativ serbe, UDB-ja, një organizatë e njohur për krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

Kryetari i Trupit Gjykues, sipas Kosovapress, ka kundërshtuar paraqitjen e provave që kanë qenë edhe në gjykimin e parë, ka thënë se vendimi i këtij trupi, nuk do të varet aspak nga vendimi i Trupit Gjykues në procesin e kaluar gjyqësor.

Në prezantimin e tij, prokurori i rastit Paul Rogers ka paraqitur fillimisht një sërë hartash në të cilat janë treguar vijat ndarëse të komandave të drejtuara nga Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimaj, i pari me seli në Gllogjan, kurse i dyti në Jabllanicë.

Prokuroria ka paraqitur disa fotografi të fshatit Jabllanicë dhe të disa shtëpive, ku ajo pretendon se janë mbajtur të ndaluarit.

Pala mbrojtëse ka ndërhyrë, duke kundërshtuar fjalën e prokurorit, Paul Rogers, i cili shtëpitë i quante burgje, apo objekte ndalimi, që sipas mbrojtjes kjo është një gjuhë fyese, pasi sipas mbrojtjes nuk është dëshmuar dhe as nuk do të dëshmohet asnjëherë se aty ka pasur burg, apo objekt ndalimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA