Gjirokastër, operacion antikanabis, dy në pranga

19/08/2011 09:55

Vijojnë në Gjirokastër operacionet antikanabis duke asgjësuar rreth 100
rrënjë të bimës narkotike, si dhe duke cuar në prangosjen e dy personave.

Në operacionin e koduar “Maskimi në Kaparjel të Picarit”, policia pezulloi nga detyra edhe inspektorin e zonës Picar më iniciale S.D, për neglizhencë dhe moskryerje të detyrës.

Dy ditë më parë policia e Gjirokastrës kreu një tjetër operacion të koduar “Perëndimi i Hënës”, duke shkaterruar 3 parcela te mbjella me hashash ne nje lagje periferike te Lazaratit.

Jane gjithsej 1785 rrenje hashashi te shkaterruara, numri me i madh i regjistruar nga policia ne kete sezon. Nderkohe jane shpallur ne kerkim edhe tre persona banues ne Lazarat te akuzuar per kultivim te lendeve narkotike.

Operacioni i dy ditëve më parë zgjati rreth 4 orë, ku rreth 30 forca policie kanë bërë të mundur që të shkatërrojnë dhe asgjësojnë 3 parcela të kultivuara me kanabis sativa nga tre banorë të fshatit Lazarat.

Në të tria parcelat u konstatuan 1685 rrënjë kanabis sativa, me një gjatësi nga 120 deri 140 centimetra të larta. Një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjesua me djegie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA