Fermerët e Elbasanit, interes për ullirin

19/08/2011 08:15

Projekti i mbjelljes së ullinjve në Qarkun e Elbasanit ka dhënë
rezultate stimuluese te fermerët. Kërkesat e tyre për t’u subvencionuar
nga qeveria janë të larta

Në vitin 2011, kërkesat për aplikim kanë shkuar në 2185 fermerë, të cilët presin që të marrin një ndihmesë nga Ministria e Bujqësisë. Sipas përgjegjësit të Sektorit Këshillimor në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë në Elbasan, Neshat Sadiku, Qarku i Elbasanit është një zonë që kultivon frutikulturën deri në masën 95%.

“Kjo shifër ka bërë që fermerët të lënë mënjanë mbjelljen e perimeve dhe t’i kushtojnë vëmendje sektorit të frutikulturës. Në qark janë mjaft parcela moderne dhe që japin prodhim të kënaqshëm, i cili ka si destinacion tregun vendas dhe të huaj. Në pjesën më të madhe të aplikimeve, fermerët kërkojnë të subvencionohen në parcelat e ullirit. Në Elbasan janë bërë 2185 aplikime dhe 1489 prej tyre janë kërkesa për subvencionimin në ullishtë”, shprehet Sadiku, ben te ditur “Shqip”.

Sipas tij, menjëherë sapo fermeri nis aplikimet për të kërkuar mbështetje financiare nga qeveria, komisioni i vlerësimit nis procedurat për verifikime. “Për të përfituar mbështetje financiare, fermeri duhet të plotësojë disa kritere si sipërfaqja e parcelës, lloji i produktit, etj.”, tregon Sadiku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA