
KFOR-i është i gatshëm dhe në gjendje të përballet me të gjitha sfidat në Kosovë.
Kështu ka deklaruar komandanti Erhard Byhler, bën të ditur RTK. Sipas tij, situata e sigurisë në veri është ctensionuar dukshëm prej arritjes së marrëveshjes me Prishtinën dhe Beogradin.
“Megjithatë gjendja mbetet e tendosur, sepse ende nuk janë zgjidhur çështjet politike”, ka thënë Byhler.
Situata në veri
Teksa veriu i Kosovës dhe pikat kufitare tashmë janë nën kontrollin e forcave të KFOR-it policia e Mitrovicës raporton për situatë të qetë në veri të vendit. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti thotë se në dy javët e fundit është reduktuar në masë të madhe kontrabanda me derivate.
Hoti thotë se problemi i vetëm tani për tani është kundërshtimi i banorëve serbë të fshatit Prilluzhë në komunën e Vushtrrisë të cilët me atë të protestave po tentojnë të pengojnë ndërtimin e urës e cila kalon nga ky fshat dhe lidh 12 fshatra shqiptarë përreth.
“Policia është prezente që prej fillimit të ndërtimit të urës, megjithëse çdo ditë ka 40-50 persona që vazhdojnë të kundërshtojnë ndërtimin në mënyrë pasive”, është shprehur Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Top Channel