
Në rezidencen qeveritare në Vlorë,ku po kalon disa ditë pushimesh,
presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga u takua me kryeministrin Sali
Berisha.
Sic njofton Zyra e Shtypit e kryeministrise, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që po takohej me të ndersa vleresoi rolin që Presidentja Jahjaga po luan në rritjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.
Kryeministri Berisha theksoi se progresi i gjithanshëm i Kosovës, funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kanë bërë që Kosova gjithnjë e më shumë të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, mirëkuptimi e integrimi rajonal.
Presidentja Jahjaga falënderoi Kryeministrin Berisha për të gjithë mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës. Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin politik dhe në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës, për përpjekjen e përbashkët në njohjen e mëtejshme dhe konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Top Channel