ACR: Të rikthehet normaliteti në Bulqizë

19/08/2011 13:00

Administratori i kompanise ACR, Giga Bedineishvili deklaroi se kompania
është gati të plotësojë kërkesat e minatorëve dhe të rikthejë
normalitetin në minierën e Bulqizës.

Nëpërmjet një deklarate, administratori theksoi se kryetari i konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, po pengon arritjen e marrëveshjes.

Minatorët: Refuzojmë propozimin e ACR-së

Këshilli i minatorëve të greves në Bulqize vendosi sot të vijojë protestën dhe të refuzojë propozimin e kompanise koncesionare ACR.

Minatoret do vijojnë protestën ndërkohë që grevistët nën tokë kanë bllokuar ashensorin nga frika se mos policia i nxjerr me force prej andej pas vendimit të gjykates së Peshkopise.

Ndërkohe minatoret deklarohen se do të vazhdojnë protestat e tyre me cdo lloj mënyre deri në plotesimin e kërkesave.

ACR propozon memorandum

Përfaqësuesit e ACR-së kanë bërë publike marrëveshjen e mirëkuptimit që është arritur mes tyre dhe një grupi përfaqësuesish nga punëtorët e minierës.

Në dokument thuhet saktësisht se kjo kompani merr përsipër të rrisë pagat me 20%, të bëjë transparent të gjithë fondin e investimeve, si dhe të përmirësojë kushtet e punës dhe të sigurisë.

Në këtë memorandum thuhet se të gjithë punonjësit që firmosin këtë memorandum duhet të dalin nga greva dhe të mos ushtrojnë asnjë veprim dhune apo force ndaj përfaqësuesve të ACR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA