Pas denoncimeve të fqinjëve, policia bashkiake dhe Inspektoriati i
Ndërtimit kanë prishur katin e fundit të një 5 katëshi në zonen e
Selitës në rrugen ‘Ibrahim Dervishi’ në Tiranë.
Pronari i objektit kishte futur prej vitesh ne proces legalizimi vetem kater kate, nderkohe qe kishte bere dhe nje shtese kati qe nuk perfshihej ne dokumentacion.
Sipas zedhenesit te bashkise ne harkun kohor prej 10 ditesh jane prishur 8 objekte.
Por nuk dihet ende nese bashkia e Tiranes ka nisur nje aksion te mirefillte apo ky eshte thjesht nje show mediatik. Dhe me shume se nje aksion, duket nje presion per te frenuar ndertimet pa leje qe vershuan ne periudhen e zgjedhjeve ku vemendja ishte perqendruar ne debatin e forte politik, se kush do te mbante postin e kryebashkiakut,madje nje pjese e ndertimeve nisen edhe pasi u vendos perfundimisht se kush do te drejtonte Tiranen ne kete mandat kater vjecar. Zedhenesi i bashkise sqaron se jane evidentuar deri me tani mbi 100 objekte te ndertuara pa leje.
Top Channel