Pak orë para mberritjes së Papa Benediktit të XVI, mijëra protestues
dolën në rrugët e Madridit për të kundërshtuar koston e vizites ndërsa
vendi, po kalon një situatë të vështirë ekonomike.
Tensionet u shtuan ndersa protestuesit po kalonin sheshin Sol, i shndërruar tashme në një simbol të protestave masive kundër papunesise dhe planeve ekonomike te qeverise. Kur policët u përpoqen të pastronin sheshin, protestuesit nisen te qellonin me shishe dhe uje.
Mbi 100 grupe, jane “të indinjuarit” që kundërshtojnë masat e shpetimit të ekonomise, ata që luftojnë për të drejtat e homoseksualeve dhe të tjerë që kundërshtojnë aspekte të katolizicizmit.“Nuk jemi të revoltuar më vizitën e Papës, disa e pranojnë e të tjerë jo, por me financimin e saj me parate publike, vecanerisht në një kohë kur shumë shërbime jane ndërprere, sepse është e nevojshme të reduktohen shpenzimet- thuhej ne deklaraten e grupit te te “indinjuarve”.
Organizatoret- sic raporton BBC- thone se vizita e Papes ne Spanje do te gjeneroje 100 milione euro per ekonomine spanjolle, me nje kosto zero per taksapaguesit, por per kritiket ajo do te kete pikerisht kete kosto. Qeveria spanjolle nuk ka dhene asnje shifer te kostos se kesaj vizite.
Policia nderkohe ka arrestuar nje te ri meksikan, student i kimise, i cili kishte planifikuar te perdorte nje lloj gazi asfiksues apo perzierje te tjera kimike, gjate protestave. Mbi nje milion pelegrine nga e gjithe bota jane mbledhur ne Diten e Rinise Boterore 2011, e cila do te kulmoje me meshen ne qiell te hapur, e drejtuar nga Papa Benedikti XVI. Ati i Shenjte mberriti ne aeroportin Barahas te Madridit mengjesin e se enjtes dhe vizita e tij ne spanje do te zgjase kater dite.
Top Channel