Siri, BE: Assad i delegjitimuar, të largohet
18/08/2011 17:30
“Bashkimi Evropian thekson se presidenti Bashar al Assad ka humbur çdo legjimitet në sytë e popullit sirianë dhe se duhet të lërë pushtetin”.
Kështu është shprehur përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton.
Një kërkesë analoge ka ardhur ne një komunikatë të përbashkët nga Nicolas Sarkozy, Angela Merkel e David Cameron.
“Dhuna në Siri – kanë shkruar liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe – duhet të ndalet menjëherë”.
Top Channel