SHBA-Kinë, diskutohet për gjendjen ekonomike
18/08/2011 11:30
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i tha homologut kinez se
“mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së
përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”.
Biden i bëri këto komente në Pekin, ku ka diskutuar planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit, një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës.
Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono.
Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, kërkoi angazhim më të madh për “transferimin e përgjegjësive të përbashkëta”.
Top Channel