Rreh prindërit, tenton vetëvrasjen

18/08/2011 14:05

“Unë i rraha prindërit se nuk doja të jetoja më me ta, doja të kisha një pronë timen dhe doja të më respektonin”.

Kjo ka qene mes te tjerash deklarata e 30-vjecarit Elton Elezi, i cili mbremjen e te merkures alarmoi policine dhe RENEA-s, pasi kishte dhunuar te emen dhe te atin, kercenonte se do te vetevritej. Deklarata e te riut, baba i dy femijeve ka shtangur oficeret e policise te cilet shtojne jo zyrtarisht pas kesaj ngjarjeje se Elton Elezi vuan nga depresioni dhe crregullimet mendore.

30-vjecari pas ngjarjes u mbajt i shoqeruar disa ore ne komisariatin numer 6 dhe pasi u mor deshmia e tij si dhe pasi u krye vizita mjekesore per te caktuar gjendjen e tij mendore, ai u la i lire. Policia ka regjistruar gjithashtu deshmite e dy prinderve te Eltonit, te cilet rezultojne te jene rrahur. Dy te moshuarit mesohet jo zyrtarisht se kane bere kallzim per djalin, nderkohe qe nuk dihet ende nese ata ne ditet ne vijim do t’i drejtohen gjykates per urdherin e mbrojtjes.

Dhuna brenda familjes Elezi ndodhi te merkuren ne mbremje ne Kombinat ne rrugen Llambi Bonata. Per 40 minuta Elton Elezi, pasi kishte rrahur prinderit qendroi ne ballkon me nje thike ne dore duke kercenuar se do hidhej nga ndertesa. Pas negociatave te policise se Kombinatit dhe forcave RENEA ai u vetëdorezua, duke e mbyllur fatmiresisht kete situate pa viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA