Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad deklaroi se ofensiva ushtarake tashmë ka ndaluar.
Gjatë një bisede telefonike, ai iu pergjigj shefit të OKB-së, i cili kërkoi fundin e menjehershem të cdo operacioni apo arrestimi në Siri.
Në fund të bisedes, deklarata e lëshuar nga zyra e ban Ki Mun thuhej: “Sekretari i përgjithshëm shprehu alarmimin për raportimet e fundit që i referohen shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ushtrimit te tepruar të forcës nga ushtria kundër civileve në të gjithë Sirinë”.
Ban Ki Mun i kerkoi Damaskut të vere ne zbatim reformat e planifikuara, ku përfshihen ndryshime kushtetuese, zgjedhje te tjera, si dhe lejimi i nje mision humanitar te OKB-se.Presioni ndaj presidentit sirian sa vjen dhe shtohet. OKB pritet te zhvilloje sot nje séance te vecante per Sirine.
Sipas aktivisteve, vetem të mërkuren u vranë 20 persona. Rreth 2000 të tjerë besohet janë vrare dhe dhjetera mijëra u arrestuan prej nisjes së protestave, në mesin e muajit mars.
Në sulmin e fundit, në shenjester te te cilit ishte qyteti i Latakias u vranë dhjetëra persona, ndersa 5000 refugjatë palestineze u detyruan të braktisin kampin e tyre.Sic raporton korrespondenti i BBC-se ne Bejrut, Xhim Mjur autoritetet siriane jane perpjekur me te gjithe menyrat për të deshmuar terheqjen e trupave nga qyteti i HAMA-s, ne qender te Sirise, Deir Al Zurit ne Lindje dhe tani Ramelit, në Latakia, qe ndodhet ne brigjet perendimore. Por sipas tij, tanket dhe ushtare u terhoqen pasi kane rimarre kontrollin ne keto qytete dhe kane lene prapa, te tjere instrumente te sigurise, per te ruajtur sundimin e qeverise.
Top Channel