Obama do të kërkojë dorëheqjen e Assad
18/08/2011 18:20
Presidenti amerikan, Barack Obama do t’i kërkojë zyrtarisht presidentit sirian Bashar al Assad të lërë pushtetin. Lajmin e kanë bërë të ditur burime qeveritare, duke paraprirë fjalimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Administrata “Obama” do të bëjë publike së shpejti sansione të reja “të ashpra” ndaj regjimit sirian.
Obama ka vendosur ngrirje të reja të të mirave siriane në SHBA, përveç bllokimit të investimeve amerikane në Siri dhe kufizimit të importit të naftës.
Top Channel