METE: Të ndërpritet greva në galeri

18/08/2011 14:05

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës, për vendin ku mbahet greva e minatorëve.

Gjykata më parë vendosi lejimin e marrjes së masave për eliminimin e rreziqeve për shëndetin e minatorëve dhe nxjerrjen e grevistëve nga thellësitë e nëntokës.

“Moskryerja e veprimtarive jetike per mirembajtjen e minieres perben bllokimin  e minieres duke krijuar shembje te punimeve minerare dhe shkaterrimin e makinerive te instaluara ne miniere te cilat arrijne nje vlere te konsiderueshme financiare. METE i kerkon strukturave pergjegjese te shtetit zbatimin e menjehershem te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqsor Diber”, thuhet në njoftimin e METE-s.

Bulqizë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kur dukej se situata në Bulqizë po shkonte drejt zgjidhjes, mëngjesin e sotëm është regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Sipas informacioneve të fundit, familjarët e grevistëve dhe minatorë të tjerë kanë tentuar të bllokojnë në shenjë proteste segmentin Bulqizë-Qafa e Buallit, por nuk janë lejuar nga policia, e cila po tenton që të mbajë nën kontroll situatën.

Një ditë më parë drejtuesit
e greves se urise se minatoreve te kromit ne Bulqize kane dhene sinjale
pozitive qe mund te cojne drejt zgjidhjes se konfliktit mes kompanise
koncesionare ACR dhe minatoreve.

Baki Bajraktari, drejtuesi greves se urise ka deklaruar se minatoret
jane te gatshem te nenshkruajne nje marreveshje ne Bulqize dhe se vete
ai do garantonte sigurine e perfaqesuesve te kompanise ACR.

“I bëjmë thirrje edhe pronares, që të vijë bashkë me administratorët për
të nënshkruar marrëveshjen. Ne kemi detyrimet tona ndaj firmës, por
edhe firma ka detyrime ndaj nesh”, tha Bajraktari.

Administratori kompanise ACR
deklaroi se kompania eshte gati te plotesoje kerkesat e minatoreve dhe
se kete e dine edhe minatoret. Por administratori akuzoi drejtuesit e
sindikates se kane nje axhende te fshehte dhe kerkojne qe greva te mos
perfundoje. Nderkohe perfaqesuesit e minatoreve tregohen te gatshem te
arrijne marreveshje.
Nderkohe nen toke ndodhen minatore qe vijojne greven, ndersa shume te
tjere qendrojne ne hyrje te galerise ne mbeshtetje te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA