Lezhë, babai vret aksidentalisht djalin

18/08/2011 13:30

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku babai ka shtypur aksidentalisht djalin e tij 3-vjecar me makinë.

Rasti i rëndë ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës, në shtëpinë e gjyshërve të fëmijës. Menjëherë i mituri me iniciale J.L është dërguar në spital por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Ndërkohë një tjetër aksident ka shkaktuar një viktimë mbrëmjen e kaluar në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës në kilometrin e parë.Një makinë goditi një 50-vjecar kalimtar për vdekje dhe më pas u largua me shpejtësi.

Sipas burimeve të policisë, makina që shkaktoi aksidentin është një BMW dhe u gjend pak minuta më pas nga policia e braktisur në afërsi të Durrësit.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, bëri devijimin e trafikut për të shmangur aksidente të mundshme për shkak të errësirës dhe po heton në lidhje me ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA