Pas një atentati të trefishtë në pjesën jugore të Izraelit humbën jetën 9 persona.
Ne shenjester te sulmeve ishte nje patrulle ushtaresh dhe dy autobus izraelitë me pasagjere të cilët po udhetonin ne afersi të kufirit me Egjiptin.
Dy sulmeve, i parapriu nje shperthim minash, ne shenjester te te cilave ishin patrullat me ushtare izraelite, ne afersi te kufirit me Egjiptin. Sic raportohet, te pakten 25 persona u plagosen. Sulmi i dyte pati ne shenjester nje autobus te linjes, qe i perkiste shoqerise “Eged”. Persona te armatosur i zune prite dhe nisen te qellojne me arme. Shoferi vazhdoi rrugen dhe ndaloi ne bazen me te afert ushtarake, ku te plagosurit moren ndihmen e pare perpara se tu dergonin ne spitalin e Eilatit.Fill pas kesaj ne nje sulm te ngjashem u sulmua dhe autobusi i dyte, ku pervec armeve u perdoren edhe anti-tanket. Kjo u pasua nga perleshje te armatosura mes terroristeve dhe forcave te sigurise.
Deri tani ushtria izraelite konfirmoi plagosjen e kater ushtrareve te saj.Zedhenesi i Ushtrise, Koloneli Avital Leibovic i tha BBC-se se ishte nje sulm i kombinuar i militanteve te Gazas qe kane hyre ne Izrael.
Top Channel