Cavez vendos shtetëzimin e floririt

18/08/2011 01:45

Presidenti venezuelian, Hugo Cavez deklaroi se ka ndërmend të shtetëzojë të gjithë aktivitetin në sektorin e nxjerrjes së floririt, si atë të nxjerrjes ashtu edhe atë të përpunimit të tij.

Vec kësaj, Cavez paralajmëroi gjithashtu vendimin për tërheqjen e të gjitha depozitave të arit që Venezuela ka në SHBA, Britani dhe Kanada.

Venezuela njihet si një ndër vendet me pasuri nëntokësore të konsiderueshme dhe ende të pashfrytëzuar. Aktualisht vendi amerikano-latin zotëron një rezervë prej 29 miliar dollarë, 63 përqind të së cilës në flori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA