Bulqizë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

18/08/2011 09:30

Kur dukej se situata në Bulqizë po shkonte drejt zgjidhjes, mëngjesin e
sotëm është regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Sipas informacioneve të fundit, familjarët e grevistëve dhe minatorë të tjerë kanë tentuar të bllokojnë në shenjë proteste segmentin Bulqizë-Qafa e Buallit, por nuk janë lejuar nga policia, e cila po tenton që të mbajë nën kontroll situatën.

Një ditë më parë drejtuesit e greves se urise se minatoreve te kromit ne Bulqize kane dhene sinjale pozitive qe mund te cojne drejt zgjidhjes se konfliktit mes kompanise koncesionare ACR dhe minatoreve.

Baki Bajraktari, drejtuesi greves se urise ka deklaruar se minatoret jane te gatshem te nenshkruajne nje marreveshje ne Bulqize dhe se vete ai do garantonte sigurine e perfaqesuesve te kompanise ACR.

“I bëjmë thirrje edhe pronares, që të vijë bashkë me administratorët për të nënshkruar marrëveshjen. Ne kemi detyrimet tona ndaj firmës, por edhe firma ka detyrime ndaj nesh”, tha Bajraktari.

Administratori kompanise ACR deklaroi se kompania eshte gati te plotesoje kerkesat e minatoreve dhe se kete e dine edhe minatoret. Por administratori akuzoi drejtuesit e sindikates se kane nje axhende te fshehte dhe kerkojne qe greva te mos perfundoje. Nderkohe perfaqesuesit e minatoreve tregohen te gatshem te arrijne marreveshje.
Nderkohe nen toke ndodhen minatore qe vijojne greven, ndersa shume te tjere qendrojne ne hyrje te galerise ne mbeshtetje te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA