Bllokimi i gazit, METE kërcënon koncesionarin

18/08/2011 08:20

Në rast se shoqëria “Romano Port” nuk zhbllokon situatën për lejimin e shkarkimit të anijeve me gaz brenda 30 ditëve, atëherë organi shtetëror i autorizuar, i përbërë nga tri ministri, do të rishikojë kontratën koncesionare.

Paralajmërimi kërcënues vjen nga Ministria e Ekonomisë, lëshuar në datën 12 gusht për shoqërinë private që menaxhon portin e vetëm për shkarkimin e anijeve me hidrokarbureve në Porto-Romano, Durrës. Sipas gazetës ‘Shqip’, pas vendimeve të Autoritetit të Konkurrencës, udhëzimit të METE-s, letrës së Kryeministrit dhe apelit nga ana e shoqatës së shoqërive të hidrokarbureve, bërë nga “BiznesAlbania”, duket se për zgjidhjen e çështjes ka mbetur vetëm rishikimi i kontratës.

Prej dy javësh, në Porto-Romano nuk lejohet ankorimi i anijeve me gaz GLN, pasi shoqëria që menaxhon portin pretendon se dy kompanitë importuese nuk i kanë dokumentet të rregullta. Por Ministria e Ekonomisë, pas vëzhgimeve të bëra thotë se kompanitë janë në rregull me ligjin dhe se duhet lejuar importimi i sasisë prej 3500 tonë gaz të lëngshëm.

Sakaq, pritet një tjetër vendim nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, që konsiston në vendosjen e gjobës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA