Berisha:Transparenca lufton korrupsionin

18/08/2011 15:25

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha mbrojti reformat e
qeverisë. Kryeministri tha se reforma kanë dhënë rezultate të prekshme
për biznesin shqiptar, për shkak të luftës kundër korrupsionit.

Sipas tij, suksesi është i ekonomisë shqiptare tashmë është i pranuar botërisht.

“Vetëm një javë më parë, Shkolla Botërore e Biznesit deklaroi se dy janë ekonomitë më stabël të Europës, ku ndër ekonomitë e mëdha është ekonomia gjermane dhe në ekonomitë e vogla, ajo shqiptare, është para së gjithash e mbi të gjitha, rezultat i luftës kundër korrupsionit”, tha Berisha.

Kryeministri tha se edhe bashkia e Tiranës po shqyrton mundësitë për të luftuar korrupsionin me lejet e ndërtimit:

“Jam shumë i inkurajuar nga fakti që bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit, që ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm në këtë bashki dhe e kishin renditur atë në vendin e 173-të në botë, por që rrezatonte ndjeshëm në të gjithë vendin”, tha Berisha.

Regjistrimi i popullsise

Duke folur për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, kryeministri e cilësoi këtë një proces me interes madhor kombëtar. Kryeministri i cilësoi sharlatanë dhe faqezinj të tërë ata që e kundërshtojnë regjistrimin dhe aludoi hapur se prapa Aleancës Kuq e Zi qëndron presidenti i Republikës Bamir Topi

“Ky është një interes madhor kombëtar, sepse në regjistrat dhe në database e këtij vendi duhet të ekzistojë realiteti shqiptar i vitit 2011. Ky realitet, natyrisht, është i kundërt me atë që e nxijnë çdo ditë, kollagjerë dhe çakej që shfrytëzojnë lirinë për qëndrime nga më absurdet. E kundërshtojnë këtë, sepse ky regjistrim do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët, duke derdhur lumenj djerse në këto 20 vite, e kundërshtojnë se ky regjistrim do të nxjerrë të gjithë nivelin e ri që kanë kapur shqiptarët, në përpjekjet e tyre mbinjerëzore”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA