Berisha sulmon Aleancën Kuq e Zi

18/08/2011 22:55

Duke folur në mbledhjen e qeverisë për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, kryeministri e cilësoi këtë një proces me interes madhor kombëtar.

Kryeministri i cilësoi “sharlatanë dhe faqezinj” të tërë ata që e kundërshtojnë regjistrimin dhe aludoi hapur se prapa Aleancës Kuq e Zi qëndron Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Duke përzierë në këtë replikë edhe autorët e këtij njoftimi vdekjeje (në fakt vdekjeje politike), ngjitur rrugëve të Tiranës përpara disa ditëve:

“Sharlatanë të vërtetë! Mjeranë politikë! Haxhi Qamilër me 100 flamuj duan të trembin shqiptarët me identetetin e tyre sepse për shkak të mandateve që iu bien, besojnë se në këtë mënyrë do të mund të kacavirren në kurriz të tyre. Ky grup apatridësh, se këta janë apatridë! Këta që vishen faqezinj, këta janë apatridë! Nuk kanë asnjë preokupim tjetër vetëm mandatkëputjen e tyre cka tregon se i kanë patur tërësisht të merituara. Unë e kuptoj që mund të kundërshtosh kryeministrin e Shqipërisë dhe madje kur vuan nga sindromi obsesiv i vdekjes dhe ta shpallësh atë të vdekur cdo ditë për të ngushëlluar veten tënde, por nuk mund të kuptoj se si mund të kundërshtosh regjistrimin e qënies tënde. Dhe pastaj na thonë se s’kemi pse të deklarojmë fenë, s’kemi pse të deklarojmë origjinën etnike. Në të gjithë jemi krenar me besimin tonë fetar, me origjinën tonë etnike”, deklaroi Berisha.

Njoftimi vdekjes politike, ngjitur rrugëve të Tiranës përpara disa ditësh nga i ashquajturi “Kuvendi Civil”, u kushtoi aktivistëve të tij disa orë ndalimi nga policia. Në një letër të hapur për kryeminisitrin aktivistët bënë kujdes të theksojnë se “Kuvendi Civil” nuk ka fare lidhje me liderin e opozitës, Edi Rama. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA