Berisha: Prioritet, lufta kundër korrupsionit
18/08/2011 11:30
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë se lufta
kundër korrupsionit është dhe do të mbetet parimi themelor, si kusht
vendimtar për suksesin e cdo reforme.
Shefi i qeverisë theksoi se qeveria do të vazhdojë reformat e nisura, ndërsa do të punohet me fort për transparencën.
“Shqipëria është një ekonomi e stabilizuar, kjo falë luftës ndaj korrupsionit. Kemi vendosur standarde transparence”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se Shqipëria është vendi i parë në botë me prokurime elektronike 100 përqind, ndërsa theksoi se vazhdimi pa ndërprerje i reformave është thelbësore.
Top Channel