Vazhdon të mbetet i paidentifikuar i moshuari qe u perplas per vdekje nga nje automjet mbremjen e te merkures ne autostrade.
Sipas burimeve nga njesia e autostradave viktima eshte i seksit mashkull rreth moshes 50 vjec. Ai eshte qelluar nga nje mjet i cili mendohet te kete qene me shpejtesi teper te larte ne kohen qe po tentonte te kalonte rrugen ne kembe.
Por per te ende nuk eshte interesuar, ndonje i aferm dhe duke qene se ai eshte i masakruar nga makina qe e ka goditur eshte e pamundur te ndertohet nje identikit i tij.
Nderkohe me gjithe kerkimet e policise si dhe hetimet ne vendangjarje vazhdon te mbetet i paidentifikuar edhe drejtuesi i mjetit qe aksidentoi burrin. Sipas policise automjeti dyshohet te jete tip BMW, por ai eshte larguar nga vendangjrja menjehere pas aksidentit e per kete ende nuk ka ndonje te dhene. Ngjarja ndodhi rreth ores 22.00 te se merkures ne hyrje te autostrades Tirane-Durres.
Top Channel