Vriten tetë ushtarë turq në kufi me Irakun

17/08/2011 12:20

Tetë ushtarë turq u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas sulmit të
militanteve kurdë në jug-lindje te vendit, prane kufirit me Irakun.

Sipas raportimeve te para, ushtaret u vrane pas shperthimit te nje bombe ose mine, te tjere e pershkruan sulmin si nje prite. Televizioni turk NTV raportoi se ne sulmin e fundit, rebelet kurde hapen zjarr ndaj nje kamioni me trupa, ne qytetin e Cukurkas.

Muajin e kaluar, 13 ushtare turq dhe shtate rebele kurde u vrane ne perleshjet me te pergjakshme ne keto tre vitet e fundit.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan paralajmeroi kohet e fundit per masa me te ashpra kunder rebeleve kurde duke thene se Turqia tashme po e humb durimin. Kurdet qe i perkasin grupit rebel PKK prej vitit 1984- kane nisur nje fushate per autonomine e tyre. Mbi 40 mije persona kane humbur jeten gjate tensioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA