Vrasja e kryeministrit Hariri
17/08/2011 20:55
Katër të dyshuarit për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri do të dënohen në mungesë.
Gjykata e mbështetur nga OKB tha se ata janë të lidhur me Hezbollahun dhe ka prova të mjaftueshme, si regjistrime telefonike për t’i inkriminuar.
Rafik Hariri dhe 22 persona të tjerë u vranë në shkurt të vitit 2005 në qendër të Bejrutit.
Gjykata publikoi emrat e të dyshuarve, fotot dhe të dhënat e tyre biologjike, muajin e kaluar.
Ata janë: Mustafa Amine Badredine, i cilësuar si koka e operacionit, Salim Xhamil Ajash, Husein Oneisi dhe Asad Hasan Sabra.
Top Channel