Somali, 350 milionë dollarë nga vendet islamike
17/08/2011 18:55
Organizata për Bashkëpunimin Islamik (OBI) ka vendosur të japë një shumë prej 350 milionë eurosh për të ndihmuar Somalinë dhe të luftojë thatësirën që po shkatërron vendin.
Përfundimin e ka nxjerrë sekretari i përgjithshëm i OBI-të, Ekmeleddin Ihsanoglu, në përfundim të takimit të jashtëzakonshëm të mbledhur sot në Stamboll për të diskutuar për krizën ushqimore që ka goditur Bregun e Afrikës.
Top Channel