Rusia do vazhdojë shitjen e armëve në Siri

17/08/2011 14:10

Vetëm disa ditë pasi sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i
kërkoi Rusisë të ndalë dërgesat e tyre të armëve në Siri, eksportuesi i
armëve në Rusi tha se do të vazhdojë ta respektojë kontratën e tij me
Damaskun.

Drejtori i përgjithshëm i “Rosoboronexport”, Anatoli Isaykin, tha se “ne jemi të detyruar të përmbushim detyrimet tona kontraktuale”.

Siria ka nënshkruar marrëveshje për të blerë armë të sistemeve anti-ajrore, avionë dhe municione nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA