NATO: Kryengritësit në Libi në rrugën drejt fitores

17/08/2011 13:55

Kryengritësit në Libi sipas NATO-s me suksese të rëndësishme ushtarake i
kanë ngushtuar edhe më shumë rrethin trupave të pushtetmbajtësit
Muammar al Gaddafi.

Rebelët  ditëve të fundit kanë ecur përpara drejt veriut në brigjet e Mesdheut dhe në drejtim të lindjes, tha një zedhënës i Aleancës në Bruksel. Këshilli i përkohshëm kombëtar i kryengritësve libianë ndërkaq bëri të ditur se më së vonti tetë muaj pas rrëzimit të Gaddafit dëshirojnë të marrin pushtetin.

Për shkak se Këshilli i përkohshëm nuk është zgjedhur, ai nuk do të qeverisë Libinë për vite me rradhë, tha presidenti i këtij këshilli, Mustafa Abdel Dschalil, para gazetarëve në bastionin e rebelëve Bengasi.

Aty ai paraqiti një kërkesë lidhur me afatin kohor të përpiluar të bashkësisë ndërkombëtare, sipas të cilit faza e plotë e tranzicionit do të zgjasë maksimalisht 20 muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA