Marmara, Erdogan: Izraeli të kërkojë falje

17/08/2011 18:20

“Është e pamundur të përmirësohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit derisa shteti hebraik të kërkojë falje dhe të japë dëmshpërblim për vrasjen e nëntë shtetasve turq”.

Kështu është shprehur kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan pasi homologu i tij izraelit Benyamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk duhet t’i kërkojë falje Turqisë.

Viktimat humbën jetën në maj të 2010 teksa ishin duke udhëtuar në bordin e anijes “Marmara” të drejtuar për në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA