Çështja Timoshenko
17/08/2011 20:45
Gjyqit shumë të debatueshëm kundër ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko i shtohet edhe dëshmia e ish-presidentit Viktor Janukovic.
Ajo akuzohet se ka tejkaluar kompetencat në kohën kur mbante postin e kreut të qeverisë, pas nënshkrimit të një kontratë gazi me Rusinë, dy vjet më parë, e cila i solli jo pak dëm ekonomik vendit.
Janukoviç tha në sallën e gjyqit se “marrëveshja e vitit 2009 ishte politike dhe jo një llogaritje ekonomike, pasojat e të cilës vazhdojnë të ndihen ende”.
Timoshenko nuk e pranoi dëshminë e Janukoviçit duke zgjedhur të mos bënte polemikë sallën e gjyqit.
Nëse do të shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me 10 vjet burg.
Top Channel