Pakistan, sulmohen autobotet e NATO-s

16/08/2011 02:40

Regjistrohen të tjera sulme ndaj cisternave të naftës së NATO-s në Pakistan.

Sic njoftojnë mediat ndërkombëtare disa cisterna janë shkaterruar në rajonin Khyber, që ndodhet në rrugën lidhëse me Afganistan dhe nga ku Aleanca kryesisht furnizohet me karburant.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi ka nisur nga disa makina private e më pas është shpërndarë nëpër makinat cisternë të karvanit të NATO-s.

Forcat e sigurisë pakistaneze mendojnë se sulmi është ndërmarrë nga ekstremistët islamikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA