Libi, kryengritësit refuzojnë bisedimet

16/08/2011 11:15

Në Libi kanë vijuar luftimet, pasi kryengritësit i hodhën poshtë pohimet se janë në bisedime me regjimin e Muamer Gadafit.

Burime pranë shërbimeve të sigurimit të Tunizisë, dje raportuan se bisedimet e tilla po mbaheshin në Gjerba, ndërsa afër kufirit me Libinë, derisa forcat e kryengritësve po i afroheshin kryeqytetit Tripoli dhe pretenduan se i kanë ndërprerë linjat kryesore të furnizimit për në kryeqytet.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ferhan Hak, tha se OKB-ja nuk ka “informacione konkrete” për  bisedime në Tunizi dhe se i dërguari për Libi, Abdul al-Katib, nuk po merrte pjesë në bisedime të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA