Forcat ushtarake të Kolonelit Muamar Gedafi kanë përdorur për herë të
parë, gjatë konfliktit qe zgjat prej gjashtë muajsh raketa “Scud”.
Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes, thanë se nje e tille u leshua nga Sirte duke vënë ne shenjestër Bregan, aktualisht në duart e kryengritësve. Pavarësisht qëllimit, raketa “Scud” ka rënë në shkretëtirë. Forcat e kolonelit besohet se kanë ne arsenalin e tyre mbi 200 raketa “Scud”.
Lajmi mësohet pikërisht kur kryengritesit vazhdojnë të avancojne drejt kryeqytetit Tripoli. Zedhenësi i kryengritesve Ahmed Bani tha se perdorimi i raketave “Scud”‘ është një shenjë dëshpërimi nga udheheqesi libian. “Ai njeri do të përdore cdo arme të nevojshme për të mbajtur në këmbë rregjimin e tij dhe per të marrë serish komandën, qofte edhe për pak orë”.
Raketat ‘Scud’ u zbuluan nga trupat amerikane, sipas të cileve u leshuan mengjesin e se dieles dhe ranë në shkretetire, 80 km larg portit strategjik të Bregas. Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet libiane. Raketat Scud kane nje rreze veprimi prej 500 km dhe mund te mbajne nje mbushje rreth 1 ton.
Të hënën, kryengritesit u zhvendosën në dy qytete të rëndësisë strategjike, nga të cilët mund të kontrollojnë hyrjen në Tripoli, nga jugu dhe perëndimi. Luftime janë raportuar sin ë Zauija, 50 km në perendim të Tripolit dhe Garjan, 80 km në jug. Burime mjekesore i thane agjensisë së lajmeve Reuters se janë përdorur snajper dhe mortaja për të qëlluar civilët. Deri tani numërohen 3 të vdekur. Trupat e Gedafit –sic raporton BBC- vazhdojne te mbajnen nën kontroll rafinerine e naftës në Zauija, e vetmja në perendim të Libisë,
I dërguari special i OKB-se, Abdul llah Katib, roli i të cilit është të negociojë armepushimin ka mberritur në Tuniz. Sipas disa burimeve palet, perfaqesuesit e kryengritesve te Keshillit Kombetar Tranzitor dhe ata te Kolonelit të Gedafit jane takuar ne ishullin e Djerbas ne Tunizi. Keto njoftime jane hedhur poshte nga kryengritesit po keshtu edhe nje zedhenes i OKB-se kundershtoi te kishte informacion per te tilla bisedime.
Top Channel