Kinezët spiunojnë “Black Hawk”

16/08/2011 01:25

Ekspertë ushtarakë kinezë të teknologjisë arritën të fotografojnë pjesë nga mbetjet e helikopterit amerikan “Black Hawk” që u rrëzua në Pakistan natën e operacionit për vrasjen e Osama Bin Ladenit.

Disa gazeta amerikane shkruajnë se kinezët u lejuan qëllimisht nga autoritetet pakistaneze që të shohin nga afër helikopterin unik, të pakapshëm nga radarët.

Shërbimet secrete mendojnë, sipas NYT dhe FT se teknikët kinezë u lejuan të hyjnë në Pakistan duke u përqendruar tek pjesa e fundme e helikopterit e padëmtuar pas shpërthimit që i bënë marinsat në përfundim të misionit që coi në vrasjen e Osama Bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit.

Kinezët mendohet se janë përqendruar tek boja me të cilën ishte lyer që e bënte helikopterin të padukshëm nga radarët. Të preknin modelin unik ishte një avantazh shumë i madh për kinezët që gjithnjë janë në gjueti të teknologjisë së avancuar, vecanërisht në fushën ushtarake.

Si Kina ashtu edhe Pakistani i cilësojnë këto zëra si spekulime.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA