Itali, ligj kundër vrasësve në rrugë

16/08/2011 11:45

Së shpejti në Itali do të aprovohet një ligj për dënimin e të ashtuquajtuave vrasës në rrugë.

Ky ligj, i propozuar edhe nga të afërmit e viktimave të aksidenteve rrugore, do të rreptësojë dënimet dhe, ndër të tjerat, do të parashikojë heqjen përjetë të patentës për personat që duke qenë në timon nën efektin e drogave ose të alkoolit, kanë shkaktuar vdekjen e dikujt.

Lajmi u dha nga ministri i Punëve te Brendshme Roberto Maroni, i cili mori shkas nga një ngjarje e ditëve të fundit. Në mëngjesin e të shtunës së kaluar 35-vjeçari shqiptar Ilir Beti shkaktoi vdekjen e katër të rinjve franceze në një autostradë. Për mbi 30 kilometra ai pati udhëtuar në krahun e kundërt të lëvizjes dhe nga kontrollet doli se kishte në gjak një tregues alkooli prej 1,51 mikrogram për litër, tre herë më të lartë se treguesi i lejuar nga ligji. Pas marrjes në pyetje nga policia, shtetasi shqiptar  është lënë i lirë, gjë që ka shkaktuar revoltë të të afërmve të viktimave dhe të opinionit publik.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur se një ligj për dënimin e të ashtëquajturve “vrases” në rruëe është i diktuar edhe nga shifrat e përgjithshme: vetëm gjatë këtij viti ka patur 347 aksidente të këtij lloji, ku kanë gjetur vdekjen 55 persona, rreth 45 % më shumë se një vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA