Dënimi për kriminelët e Londrës

16/08/2011 21:50

Zëvendëskryeministri britanik, Nik Kleg bëri thirrje sot që ata pjesëmarrës në trazira dhe që do të dënohen nga gjykatat, të detyrohen të vishen me pantallona dhe bluza në ngjyrë portokalli, me mbishkrimin “dëmshpërblim për trazirat” dhe të punojnë për të pastruar lagjet ku kanë plaçkitur dhe vjedhur, si ndëshkim për atë që kanë bërë.

Zëvendëskryeministri kërkoi që kriminelët të përballen me viktimat  në komuitetet e tyre kudo që jetojnë në mbarë Britaninë.

Unë tha z. Klegdua që këta kriminelë të përballen me viktimat e tyre dhe t’i shikojnë ata dhe kërkojnë flasë sy me sy, ashtu siç u takova edhe unë me një grua në lagjen Totnehem javën e kaluar, e cila me tha se kam ende në trup të njëjtat rroba kur dola me vrap nga shtëpia kur po më digjej apartamenti.

Sipas nurmrit dy të qeverisë britanike, ata që do të lirohen nga burgjet marsin e ardhshëm, do të takohen sapo të dalin nga portat e burgut, nga zyrtarët që do t’i punësojnë menjëherë që ata të mos jetojnë në kurrizin e të tjerëve me ndihma sociale.

Ndërkohë policia britanike ka publikuar një video shokuese ku dy punonjës policë janë goditur me një makinë, në momentin që ishin vënë në ndjekje të plaçkitësve në trazira.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Ëaltham Forest në verilindje të Londrës dhe goditja ishte aq e fortë nga shpejtësia e madhe, saqë skafandrat dhe kokorja kanë fluturuar disa metra dhe policët janë përplasur në tokë.

Dedektivët që po hetojnë ngjarjen kanë kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e personave që kanë kryer këtë tentativë vrasje me një makinë të tipit Citroen.

Të dy policët janë shtruar në spitial për shkak të plagëve të marra dhe janë në pritje të një trajtimi më të specilizuar.

Pamjet filimike janë rezultat i një operacioni supergjigand të Police Metropolitane të koduar “Withern”, ku janë duke u analizuar rreth  20 mijë orë filmime, shifër që mund të rritet nga filmime të marra nga rrugë të tjera operative dhe ku janë anagazhuar 500 dedektivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA