Siri, vazhdon dhuna e regjimit të Al Assad

15/08/2011 12:10

Regjimi i Bashar al Assad-it ne Siri vazhdon të përdorë mënyrat më të
ashpra kundër lëvizjes demokratike. Zjarr artilerie eshte raportuar ne
qytetin port te Latakia-se, ku ka patur bombardime ne zona e banuara,
ndersa pervec tankeve dhe trupave të këmbësorisë janë përdorur edhe
anije luftarake.

Nga sulme të zhvilluara te dielen, kanë humbur jetën shumë civilë, bëjnë të ditur aktivistët për të drejtat e njeriut, te cilet e vendosin bilancin e viktimave tek gati 30 vete.

Por, megjithë ofensivën ushtarake në Latakia dhe në qytete të tjera siriane, opozita është e vendosur të vazhdojë protestat e saj kundër Assad-it. Videot e hedhura ne internet nga aktivistet, tregojne pamje nga demonstratat e medha të zhvilluara ndër të tjera në periferitë e Damaskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA