Oslo, policia: Vrasësi të qendrojë në izolim
15/08/2011 15:30
Policia norvegjeze do të kërkojë të premten e ardhshme një shtyrje prej katër javësh të periudhës së izolimit të vendosur nga gjykatësit për Anders Behring Breivik, autorin ekstremist të sulmeve të përgjakshme të Oslos dhe Utoya më 22 korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur gjykata e Oslos.
Më 25 korrik Gjykata e Oslos kishte vendosur burgosjen paraprake të Breivik për një periudhë të rinovueshme prej 8 javësh, nga të cilat katër në izolim total.
Top Channel