Mubarak sërish në gjyq

15/08/2011 13:00

Hosni Mubarak rikthehet ne sallen e gjyqit. Procesi kunder
ish-presidentit egjiptian vazhdon sot ne Kajro, pavaresisht problemeve
te tij shendetesore.

Prokuroria e bën 83-vjeçarin përgjegjës për vdekjen e kundërshtarëve të regjimit gjatë shtypjes së protestave në fillim të vitit. Përveç kësaj, Mubarak akuzohet edhe për kurrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Nese shpallet fajtor, ai rrezikon denimin me vdekje. Qindra police ishin vendosur perpara gjykates per te ruajtur rendin. Nje grup mbeshtetesish te ish presidentit jane mbledhur aty me thirrjet ‘Mubaraku nuk eshte Sadam Huseini’, ndersa nuk munguan perplasjet me protestuesit kundershtare te tij.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA