Rebelët libjane kane avancuar ne dy qytete strategjike, renia e te
cilave do te nenkuptonte marrjen nen kontroll te zonave te kalimit ne
perendim dhe ne jug te kryeqytetit Tripoli.
Luftime te ashpra jane raportuar ne Zaëiya dhe ne Gharyan. Marrja e tyre nga rebelet, thote BBC, do te rezultonte ne rrethimin e Tripolit nga toka ndersa NATO bllokon hyrjen ne kryeqytet nga deti. Zawiya-ja, vetem 50 km larg, ka nje autostrade te rendesishme, dhe kontrolli i saj do te nderpriste te gjitha linjat e furnizimit per Tripolin.
Gedafi u shfaq serish ne televizionin shteteror libian i kerkoi mbeshtetesve te tij te behen gati per lufte. Fjalimi i shkurter i liderit libjan shenoi te paren here qe i drejtohej publikut qekur rebelet nisen ofensiven perreth kryeqytetit.
‘Ngrihuni, sfidoni, rrokni armet e luftoni per clirimin e Libise nga tradhetaret dhe nga NATO-ja’, tha Gedafi ne nje mesazh audio me cilesi te dobet degjimi. Site-t e rrjeteve sociale ne vend raportojne se qeveria dhe opozita jane duke zhvilluar bisedime per ta nxjerre Gedafin jashte Libise.
Ka gjithashtu raporte rreth nje takimi te perfaqesueve te kolonelit dhe rebeleve ne ishullin tunizjan te Djerba-s. Qeveria libjane i ka mohuar sidoqofte te tilla pretendime, perfshire ketu edhe raportet se dy avione afrikano-jugore kane zbritur ne aeroportin e Tripolit per ta cuar liderin libjan ne mergim.
Top Channel