Gazi, Kievi prezanton propozimin për Moskën
15/08/2011 17:55
Ukraina ka prezantuar në Moskë propozimin për të zhvilluar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e gazit.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ministri ukrainas i Energjisë, Iuri Boiko, dhe administratori i deleguar i kolosit energjitik rus “Gazprom”, Aleksei Miller, janë takuar në Soci, në Detin e Zi.
“Do analizojmë këto propozime dhe do çojmë opinionin tonë në një letër për miqtë ukrainas”, është shprehur Miller.
Top Channel