Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka Presidenti Barak Obama ka nisur fushatën për rizgjedhje në krye të shtetit, por sondazhet nuk janë premtuese.
Niveli i aprovimit te shefit te Shtepise se Bardhe ka rene ne me pak se 40%, me i uleti i regjistruar ndonjehere. Anketimi i fundit i Gallup, tregoi se 39% e amerikaneve e miratojne performancen e Obames, ndersa 54% nuk mendojne se presidenti ka bere nje pune te mire.
Kjo humbje e popullaritetit vjen ne kohen kur Obama nisi javen e kaluar nje kunder-ofensive politike, ndersa mbeshtetja e disa prej simpatizanteve te tij me te fuqishem po zbehet dhe republikanet kane pershkallezuar perpjekjet per marrjen e postit te tij. 15 muaj perpara se shtetasit amerikane te vendosin nese do t’i japin nje mandat te dyte, apo perkundrazi, do te preferojne t`ia kalojne pushtetin kundershtareve te tij, gara per zgjedhjet presidenciale te 2012-tes, mbeshtjell nje pejsazh politik thellesisht te pastabilizuar.
“Teksa perpiqen t’i shpetojne stuhise se ankthit ekonomik, qe vazhdon te mos njohe zbutje, njerezit ne Shtetet e Bashkuara po e shprehin hapur neverine ndaj te gjithe burrave dhe grave, qe derguan t’i perfaqesojne ne Washington, perfshire Obamen”, thote Foxnews.
Presidenti demokrat do te perpiqet te qetesoje shqetesimet e votuesve e te mbeshtese shpirtin e ringjallur luftarak gjate turit me autobus qe nis sot ne Minesota, Ajoua dhe Ilinois. Dy dite me pare, gara per kandidaturen e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të 2012-tes, mori nje konfigurim të ri pas tërheqjes se të njërit prej pretendentëve kryesorë ish-guvernatori i Minesotës Tim Polenti, vendin e te cilit e zuri guvernatori i Teksasit Rik Peri.
Top Channel