Një front i ftohtë nga Antarktida ka sjellë për të parën herë në gati
gjysmë shekulli reshje dëbore në kryeqendrën e Zelandes së Re, Wellington.
Punonjesit dolen neper rruge per te shijuar eventin e rralle ndersa aeroporti dhe disa shkolla te qytetit u mbyllen. Reshjet nuk do te ndalojne ketu dhe zyrtaret e mbrojtjes civile paralajmeruan njerezit te behen gati per te ftohtin e befte.
“Kjo nuk eshte dicka e zakonte per ne, ndaj njerezit duhet te sigurojne te gjithe komiditetet e nevojshme, si psh veshje te trasha e te ngrohta, ushqim e uje”, thotë Rian van Schalkwyk, oficer i mbrojtjes civile.
Nje paralajmerim i tille nuk eshte aspak i ekzagjeruar.Banoret e periferive jane njoftuar te pergatiten per situata kur mund t`u duhet te mbyllen neper shtepi. Ne Christchurch-in e shkaterruar nga termeti, ererat e fuqishme dhe reshjet e dendura te debores kane shkaktuar demet me te fundit. Shkulmet e acarta te eres cuan ne nderprerjen e energjise elektrike per qindra shtepi. Por pavaresisht kushteve te keqija te motit, banoret mbeten optimiste.
Ne zonat e demtuara nga termeti i muajit shkurt, punimet e rindertimit kane ndaluar per shkak te motit. Te vetmet makineri qe shihen neper rruge, thote Reuters, jane borepastrueset. Debora ka mberritur edhe ne brigjet lindore te vendit dhe ne zonat e jugut, te cilat gjeti krejtesisht te papergatitura per kushte te tilla atmosferike.
Top Channel