Zoellik: Tregjet në rrezik

14/08/2011 21:35

Shefi i Bankës Botërore, Robert Zoellik e konsideroi kritike situatën ekonomike dhe financiare në mbarë globin.

Ai u shpreh gjatë një takimi të organizatës “Asia Society” se bota ka hyrë në një zonë të re rreziku.

Z. Zoellik tha se tashmë shpresat dhe burimet e rritjes ekonomike janë vetëm vendet në zhvillim.

“Cfarë ndodhi 2 javët e fundit është një konvergjencë e disa ngjarjeve në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, që kanë detyruar shumë pjesëtarë të tregjeve të humbasin besimin në drejtimin ekonomik të disa vendeve kyc”, tha kreu i BB, Zoellik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA