Siri, edhe luftanijet kundër revoltës

14/08/2011 12:15

Luftanijet siriane i janë bashkuar ofensivës së ushtrisë duke vrarë gjashtë protestues në qytetin portual të Latakias. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se luftanijet vunë në shenjestër disa zona.

Një dëshmitar i tha agjensisë së lajmeve “Reuters” përmes telefonit: “Shoh dy anije të mëdha gri, po qëllojnë dhe pasojat po shihen në Al Ramleh, Al Filistini dhe Al Shaab.”

Sulmi në Latakia nisi të shtunën, ku morën pjesë mbi 20 tanke dhe autoblinda. Nga fqinji Ramleh u raportua për të shtëna artilerie. Sipas aktivisteve, të paktën dy persona humbën jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën të shtunën. Ata treguan se shumë prej banorëve vendosën të braktisin shtëpitë. Linjat telefonike dhe ato të internetit ishin ndërprerë.

Pas lutjes së të premtes, mijëra njerëz dolën në rrugët e Latakias për të protestuar kundër regjimit të Bashar Al Asadit. Videot amatore të publikuara në internet tregojnë persona të armatosur në rrugë.

Deri tani gazetarëve nuk u është lejuar të hyjnë në Siri dhe është shumë e veshtirë për të verifikuar raportimet e mësipërme. Mbi 1700 persona raportohet të jenë vrarë gjatë protestave që zgjasin prej gjashtë muajsh në Siri. Presioni diplomatik ndaj regjimit është në rritje për të mos drejtuar armët kundër protestuesve të vënë në shënjestër në Homs, Hama, Damask, Deir Al Zur, në lindje dhe Alepo dhe Idlibi, në afersi me kufirin e Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA