Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj, mirëpriti planet e shpëtimit të qeverisë italiane duke i cilësuar si “thelbësore” për Eurozonën.
Pasi bisedoi me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, Van Rompuj tha se mbështet plotësisht dhe mirëpret koherencën e ndërmarrjes së këtyre masave financiare.
Të premten Italia bëri publik planin prej 45 miliardë eurosh që synon të balancojë buxhetin nga viti 2013 duke ulur shpenzimet publike dhe duke rritur taksat. Ndërkohë, ministri italian i Financave, Xhulio Tremonti, propozon obligacione, të cilat të pranohen nga 17 vendet anëtare dhe të përdoren si hua për anëtarët në vështirësi financiare.
Propozimi i tij kundërshtohet nga ministri gjerman i financave, Volfgang Shauble, i cili mendon se kjo do të minojë monedhën e përbashkët duke dobësuar disiplinën fiskale të vendeve anëtare.
Top Channel