Të paktën katër persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u plagosën pas shembjes së skenës ku do të zhvillohej një koncert, në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet thanë se shkaku i kësaj tragjedie ishte një stuhi me erëra të forta, pak para orës 9 të mbrëmjes me orën lokale, ndërsa në skenë do të dilte grupi Sugarland.
Gazeta “Indianapolis Star” raportoi se në momentin e shembjes së platformës erërat e kalonin 90 km në orë. Në koncertin e organizuar për Panairin Shtetëror merrnin pjesë 12 mijë persona.
Pak para tragjedisë, kreu i policisë, Bred Uejvër, shpërndau një mesazh paralajmërimi për të gjithë të pranishmit, por nuk kaloi shumë dhe skena nisi të shembej. Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.
Këto janë pamjet e një kamera amatore të marra me një celular që tregojnë forcën e erës dhe të bërtiturat e njerëzve në momentin e tragjedisë.
Top Channel